zoom

Aktualitet

Mbërrijnë në Rinas edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Rinas 8190 doza të vaksinës Pfizer.

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur 703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, njofton Manastirliu.

Më herët 208 mijë doza të tjera vaksinash AstraZeneca kanë mbërritur sot. Ministrja Ogerta Manastriliu tha se në total deri më tani janë marrë mbi 700 mijë vaksina.

Numri total i të vaksinuarve në vend ka shkuar në 332,905, ndërsa synimi është që të arrihet objektivi prej 500 mijë persona të vaksinuar deri në fund të majit.