zoom

Stil

Doni një pamje të re, epo është koha të përdorni këto maska

Kujdesi për fytyrën është shumë i rëndësishëm, por jo të gjithë kanë mundësi që ta trajtojnë atë në qendra të mira estetike. Ndaj shumë femra zgjedhin të heqin dorë nga kujdesi që duhet të tregojnë për fytyrën, duke harruar se mund të realizojnë maska në kushte shtëpie pa shpenzuar para.

Kakao dhe kafe

Maska ndihmon në heqjen e lëkurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë. Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përziejini dhe më pas shtoni disa lugë mjaltë. Vendoseni maskën në fytyrën tuaj dhe prisni derisa të thahet përpara se ta lani.

Tërshëra

Tërshëra ndihmon në ripërtëritjen e lëkurës. Merrni 1 çerek filxhani tërshërë dhe hidheni në gjysmë filxhani ujë të ngrohtë. Lëreni për pak minuta dhe shtojini dy lugë filxhani kos dhe mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj për rreth 10 minuta.

Banane dhe mjaltë

Kjo maskë ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, lufton bakteret dhe i jep shëndet lëkurës. Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni derisa të marrë formë pureje. I shtoni dy lugë mjaftë dhe disa pika lëng limoni të freskët. Maskën e përftuar vendoseni në fytyrë për 10 minuta.

Avokado dhe mjaltë

Avokado është shumë i mirë për fytyrë të thatë dhe kur përzihet me pak mjaltë, lufton bakteret dhe aknet. Pasi ta keni shtypur avokadon i shtoi një lugë mjaltë dhe përzierjen mbajeni në fytyrë për të paktën 10 minuta.

Kastraveci

Kastraveci bën mirë edhe për lëkurën e thatë edhe për atë të vajosur. Shtypni kastravecin aq sa te krijohet një sasi tuli dhe përziejeni me salcë kosi. Edhe pse është një maskë që nuk vjen erë të mirë, rigjeneron lëkurën dhe redukton njollat e fytyrës./L.K

/Zoom.al