Aplikacion
Gjykata i la autorët e dyshuar në masën e paraburgimit deri më 22 maj, në pritje të gjykimit, fillimi i të cilit ende nuk është caktuar. Ndaj mendohet se periudha e qëndrimit të tyre në paraburgim mund të zgjatet. Katër të akuzuarit për “terrorizëm” rrezikojnë burgim të përjetshëm.
Dy të pandehur thuhet se kanë pranuar fajësinë: Dalerzon Mirzoev dhe Saidakrami Murondali Ratchabalizonda. Sipas BBC, ata iu drejtuan gjykatës në taxhikisht me ndihmën e një përkthyesi. Dy të tjerët quhen Samsindin Faridouni dhe Muhammadsobir Faizov. Autoritetet ruse kanë thënë se të pandehurit janë “shtetas të huaj”, pa specifikuar kombësinë e tyre. Taxhikistani është një ish-republikë sovjetike në Azinë Qendrore ku Islami është feja mbizotëruese.
2 of the ISIS Terrorists from the Crocus Concert Hall Attack on Friday Night have arrived at the Basmanny Court in the Russian Capital of Moscow where they will receive their Initial Sentencing. pic.twitter.com/S66vT6ABMk
— OSINTdefender (@sentdefender) March 24, 2024
Agjencia e lajmeve RIA Novosti raportoi se një nga të pandehurit punonte në një sallon bukurie në qytetin e Ivanovo, në verilindje të Moskës. Një tjetër është babai i një foshnjeje tetë muajshe, një punëtor fabrike në qytetin e Poldosk, në periferi të kryeqytetit rus. Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin terrorist. Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi, pa dhënë prova, se disa persona në Ukrainë kishin bërë përgatitje për të ndihmuar terroristët të kalonin kufirin rus. Kievi ka mohuar çdo përfshirje në sulm.
Të arrestuarve për sulmin terrorist në Moskë u lidhën sytë për t’u marrë në pyetje. Ata u dërguan në një ndërtesë për t’u marrë në pyetje, siç shihet në një video të publikuar nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse. Në video, të dyshuarit shihen duke u mbajtur nga rojet e sigurisë teksa nxirren nga kamionët dhe dërgohen për t’u marrë në pyetje, ndërsa në fytyrë kanë dukshëm shenja dhune.
Pamjet nga gjykata tregojnë se tre prej autorëve të dyshuar po çohen me pranga në dhomën e posaçme për të akuzuarit. I katërti u transferua në një karrige speciale, pa mundur të hapte sytë. /ZOOM.AL/