zoom

Të gjitha

Martohet vajza e Paul Walker, Vin Diesel e shoqëron në altar

Vajza e aktorit të ndjerë të Fast and Furious, Paul Walker, Meadow Walker është martuar me aktorin Louis Thornton-Allan. Ajo u shoqërua në altar, nga miku i ngushtë i Paul Walker, aktori Vin Diesel, i cili është dhe kumbari i saj.

Në të njëjtën ditë, Vin ndau një pikturë, ku është i vendosur para portretit të Paul Walker, në Instagram.

 

View this post on Instagram

A post shared by Vin Diesel (@vindiesel)

Ishte një emocion për të gjithë kur panë Vin të merrte rolin e Paul-it në ceremoni.

“Vajza e Paul Walker, Meadow u martua dhe ishte Vin Diesel ai që e shoqëroi atë, për shkak se ajo e quan babanë e saj të dytë, dhe Jordana-n e quan nënën e saj të dytë” – tha një burim i afërt.

Meadow ka ndarë në profolin e saj disa momente të veçanta nga ceremonia.