Aplikacion
54-vjeçarja, e cila së fundmi u tha se ka qenë ‘më e hollë se ndonjëherë’ u shfaq në Instagramin e markës për të reklamuar, “Ultimate Body Kit”.
E ulur në një divan duke treguar këmbët e saj të tonifikuara, Lopez ka folur para kamerës teksa ka dhënë më shumë detaje për linjën.
Krijuesja e hitit “On The Floor” kishte veshur një palë pantallona të shkurtra dhe taka për klipin promovues.
Ndjekësit vunë re se këngëtarja dhe aktorja latine ishte dobësuar, duke e vënë në dukje dhe si shkak zhvillimet e fundit të martesës së saj në krizë. /ZOOM.AL/