Aplikacion
Marshimit iu bashkuan qytetarë, figura politike dhe shoqëria civile. Gjithashtu pjesë e këtij marshimi ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Nikolla theksoi se vrasja e 8-vjeçarit në Fier është një ngjarje e rëndë, e cila ka tronditur mbarë shoqërinë.
Nikolla u shpreh se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta.
“Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.,. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla, ndërsa shtoi se Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve.