zoom

Sport

Manchester United dëshiron të përforcojë sulmin me yllin portugez

Manchester United dëshiron të përforcojë sulmin me yllin e Benfica, Goncalo Ramos.

21-vjeçari shihet si një perspektivë e madhe për të ardhmen nga drejtuesit e Djajve. Për këtë qëllim, United do të fillojnë diskutimet për të për të blerë shërbimet e talnetit shruan The Mirror.

Klubi me bazë në Mançester pritet të fillojë bisedimet me skuadrën portugez në ditët në vazhdim dhe një tarifë midis 70 deri në 100 milionë sterlina do të shpenzohet për portugezin.

Tarifa rekord që “Djajtë” kanë paguar për një lojtar është 89.3 milionë sterlina për Paul Pogba në 2016.

United po kërkon të forcojë vijën e parë në merkaton e verës. Aktualisht, Harry Kane i Tottenham është objektivi kryesor, por trajneri Erik ten Hag është gjithashtu i interesuar të punojë me Ramos.

Trajneri holandez njihet për zhvillimin e lojtarëve të rinj në yje të klasit botëror. Gjatë kohës së tij te Ajax, ai solli lojtarë si Frenkie de Jong dhe de Ligt. /zoom.al/