zoom

Aktualitet

Malaj: Partnerët ndërkombëtarë kanë toleruar qeverinë dhe kapjen e shtetit

Malaj: Partnerët ndërkombëtarë kanë toleruar qeverinë dhe kapjen e shtetit

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend, duke lidhur protestat e opozitës dhe krizën demokratike me atë që ai e quan “lehtësim” nga partnerët ndërkombëtarë ndaj një autokracie me “uri neo-diktatoriale”.

Sipas Malajt, gjendja aktuale nuk erdhi as brenda një dite, as brenda një muaji apo një viti, por është produkt i reformave zgjedhore dhe ndryshimeve kushtetuese të mbështetura dhe të certifikuara edhe nga institucionet europiane, të cilat, sipas tij kanë lehtësuar instalimin gradual të pushteteve të pakontrolluara.

Ai thekson se ka qenë dhe mbetet kundër çdo forme dhune partiake ndaj objekteve private apo publike, ndërsa ka kërkuar që opozita të luftojë vetëm me mjete demokratike në Parlament. “Sheshet duhet t’i takojnë popullit që proteston për jetën e përditshme, kundër nepotizmit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Kjo gjendje nuk erdhi as pas nje dite, as pas një muaj dhe as pas një viti. Por lehtësmi/favorizimi nga partnerët ndërkombëtare të një autokracie me “uri neo-diktatoriale”. Ideimi dhe mbeshtetja e reforma zgjedhore te certifikura/bekuara edhe nga institucionet e BE- qe lehtesuan instalimin gradual dhe ne rritje te pushteteve te babezitura.

Publikisht kam qenë dhe jam kundër dhunës partiake ndaj çdo objekti, qoftë privat apo publik.

Kam bërë thirrje të vazhdueshme se opozita duhet të luftojë me mjete demokratike vetëm në Parlament. Sheshet duhet t’i takojnë popullit që proteston për jetën e përditshme, kundër nepotizmit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Megjithatë, sot jemi në një pikë ku BE-së, Bankës Botërore dhe EBRD-së po u del “tymi” i disa dështimeve të tyre në Shqipëri.

  1. Tolerimi i Kanibalizimit Ekonomik
    Pse nuk reagoi menjëherë BE-ja kur filloi kanibalizimi i të gjithë Shqipërisë? Rama e shiti këtë si një strategji të toleruar edhe nga vetë BE-ja.

Si studiues i ekonomisë, kam deklaruar dhe e rishpreh: nuk njoh asnjë individ, biznes, e aq më pak shtet, që të jetë pasuruar në mënyrë të qëndrueshme duke toleruar aktivitetet dhe paratë kriminale.

  1. Goditja e Kushtetutës (2008) dhe “Partitë SHPK”
    Përse nuk u shqetësua BE-ja kur në vitin 2008 u ndryshua Kushtetuta, duke i shndërruar partitë politike në “SHPK” me pronarë individualë (Berishën dhe Ramën)?

Të dy bashkë vranë demokracinë e brendshme, kriminalizuan partitë e tyre dhe, rrjedhimisht, ekonominë e vendit.

  1. Sistemi Zgjedhor qe vrasin pa lindur cdo mendim ndryshe.
    Si nuk u shqetësuan këto institucione për kodin zgjedhor, ku partitë e mëdha përfitojnë një deputet me 10,000 vota, ndërsa një parti e re me 60,000 vota merr përsëri vetëm një?

Kjo pabarazi ushqen kriminalizimin, kapjen e shtetit dhe qeverisjen autokratike.

3.Si ka mundësi që BE-ja “mbështeti” një reformë që favorizon vetëm oligarkët dhe “investitorët strategjikë” të përzgjedhur nga KM?
Ja tre shembuj
1: Ulja e tatimit mbi dividentin nga 15% në 8% me fuqi prapavepruese (antikushtetuese).

2: Mosformalizimi i llotarive sportive, ku nga një treg potencial prej 900 milionë eurosh, shteti humbet mbi 200 milionë euro të ardhura nga licencat dhe sigurimet.

  1. Mungesa e transparences se publimimit te kompanive, perfituese te dy ligjeve te me sipermsve;
  2. Reforma në Drejtësi: Sukses apo Dështim?
    Si krenohet BE-ja me një reformë që po rezulton në “drejtësi të mohuar”?
    (i). Dosjet stoke: Janë rritur nga 16 mijë në 200 mijë (13 herë më shumë).
    (ii).Afatet: Koha e gjykimit deri në shkallë të fundit është zgjatur nga 8 vite në mesatarisht 15.1 vite.
  3. Bankat e Zhvillimit si “Shitëse Kredish”
    Si ka mundësi që Banka Botërore dhe EBRD janë kthyer thjesht në banka tregtare apo “shitëse kredish”? Ndoshta kjo vjen nga konkurrenca e kredive kineze pa kushte, por bankat e zhvillimit nuk duhet të financojnë pa kritere.

Kriteret perfituese nga kredite e tyre eshte “filli I kuq” qe i dallon ato nqs janë realishtë burime zhvillimi.

  1. Infrastruktura dhe Kostoja e Korrupsionit. Pse nuk u shqetësuan këto banka kur Rama përjashtoi kompanitë ndërkombëtare nga tenderët?

Rezultati: cilësi minimale dhe kosto maksimale.

Në vitin 2025 rezultojnë të shpërdoruara mbi 1.2 miliardë euro.

Sipas vetë BB-së, kostoja e humbje te taksave në infrastrukturë në vende si Shqipëria arrin në 36%, kundrejt 12% në vendet e zhvilluara.

  1. Heshtja ndaj PPP-ve (4P)
    Pse hesht BE-ja për aplikimin e PPP-ve, të cilat i quaj “Partneritete Publike- Private- Preferenciale” (4P)?
  2. Legjislacioni i Prokurimeve dhe Kompanitë “Fantazma” A e dini se 80% e projekteve strategjike u jepen individëve edhe me zero eksperiencë teknologjike dhe me kapital vetëm 100,000 lekë ose 10,000 euro?
    A dine BE se 4P e portit te Vlores rreth 60 milion I eshte dhene nje pensionisti pa asnhe garanci financiare

A do të parandalohej, hetoj dhe denohej kjo praktike me elemente te qarte korruptive ne në vendet tuaja?

9.Kalimi i mbështetjes financiare të BE-së si ndihmë e pakushtëzuar buxhetore është në thelb legtesim shpërdorim i parave të taksapaguesve evropianë dhe nxit hezitimin për anëtarësimet e reja.

  1. Ne jemi vend sovran, por që nga viti 1991 ia dorëzuam këtë sovranitet ndërkombëtarëve pa të drejtë kthimi.
    Jam mirënjohës I BE por jo “mirënjohës i verbër”.
    Kredidhënia e institucioneve ndërkombëtare paguhet deri në qindarkën e fundit nga taksat tona.

Dështimi i shumë projekteve miliarda dollarëshe të BB-së është një “taksim i paaftësisë” mbi kurrizin e një populli që, edhe pas 35 viteve, mbetet më i varfëri, ndonëse më pro-atlantiku.
A

Postime të lidhura