zoom

Aktualitet

Makina përplaset me borëpastruesen në Rrugën e Arbrit, pasagjeri në gjendje të rëndë

Një person mbeti i plagosur rëndë këtë të shtunë pas një aksidenti të regjistruar në Rrugën e Arbrit.

Një makinë u përplas me mjetin që po pastronte dëborën në rrugë dhe për pasojë, pasagjeri i makinës së vogël mori plagë të rënda në trup.

I plagosuri po dërgohet në spitalin e Traumës me ambulancë.