zoom

Sport

“Maçoku” i jep përsëri fitoren Juves dhe e ngjit në krye, Napoli në krizë

Juventusi ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë, teksa ka mundur me rezultatin 1-0 Napolin për të rifituar vendin e parë në renditjen e Serisë A.

Pjesa e parë e ndeshjes pa të dy skuadrat të zhvillonin një lojë të hapur, por Napolin që krijoi rastet më të arta duke gabuar të tilla me Kvaratskhelia e DI Lorencon. Kurse vendasit kishin Kiezën si frymëzues të rasteve për shënim, por me Vlavoviç që gaboi një të tillë që në minutat e parë.

Në të dytën, Juventusi ishte i vendosur më ofensiv në start dhe nuk vonoi që të gjente golin me anë të Gatit me kokë, Më pas, bardhezinjtë menduan thuajse vetëm për të mbrojtur deri në fund, duke siguruar tre pikë të arta për renditjen e Serisë A që e ngjitin përkohësisht përsëri në kreun e renditjes. /ZOOM.AL/