zoom

Slider

Lolita i nxjerr të palarat Luana Vjollcës. Kopjoi Kim Kardashian-in për promon e emisionit të saj?

“Legally Blonde”, një film komedi amerikan i vitit 2001 do të arrinte suksese të jashtëzakonshme shikueshmërie përgjatë viteve.

Fabula është e tillë: një vajzë përpiqet të rifitojë ish të dashurin e saj duke marrë një diplomë në Fakultetin Juridik të Harvardit, dhe në proces e sipër, kapërcen stereotipet kundër biondeve duke triumfuar denjësisht si një avokate e suksesshme. Por a e kishit menduar ndonjëhere se ky film do të krijonte një trekëndësh të pazakontë? Aktorja Reese Witherspoon, Kim Kardashian dhe Luana Vjollca.

Personazhi ikonik i Elle do të ndikonte brezat përgjatë viteve me radhë dhe padiskutim, do të falte për publikun sekuenca të paharrueshme. Tetorin e tre viteve më parë (2019), prag Halloween-i, Kim Kardashianit do t’i shkonte në mendje të rikrijonte imazhin e Elle Woods dhe jo vetëm kaq.

Asokohe, Kim surprizoi ndjekësit me një video disaminutëshe, një risjellje e videos së Elle, kur kjo e fundit, aplikoi në Harvard.

Një gjetje kjo që u cilësua tepër origjinale, por që publiku shqiptar do ta shihte sërish, kësaj here nga moderatorja Luana Vjollca.

Teksa Vjollca njoftoi nisjen e emisionit të saj më të ri në TV Klan, “Zemër Luan”, promoja shoqëruese ishte një remake (ribërje) e klipit prezantues së Elle në film.

Kaq u desh dhe faqja e njohur e meme-ve në vend, Lolita bëri analizën e saj ironizuese, në Facebook:

“Kim Kardashian kopjon Luana Vjollcën pa e nisur akoma emisionin. Origjinalin e gjeni te linku i mëposhtëm:

https://youtu.be/Ëo-H4254CYk

I bëjmë thirrje Acromaxit të mbrojë të drejtat e autorit, pronësinë intelektuale dhe kreativitetin e Luanës.” shkruan ajo ndërsa poston videon e publikuar së fundmi nga Luana Vjollca dhe Tv Klan për fillimin e emisionit “Zemër luan”.


Më poshtë mund të ndiqni disa nga sekuencat e tre videojeve të realizuara në kohë të ndryshme: 

Legally Blonde në 2001 nga Reese Witherspoon

Legally Blonde nga Kim Kardashian

Legally Blonde nga Luana Vjollca