zoom

Sport

Liverpool harron Klopp dhe bëhet me trajner të ri, firmos me Arne Slot

Liverpool harron Klopp dhe bëhet me trajner të ri, firmos me Arne Slot

Arne Slot ka firmosur me Liverpool. Ka qenë klubi i “The Reds”, që ka dhënë njoftimin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar kështu pasuesin e Klopp.

Slot ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për 3 sezone. Tekniku në fjalë vjen në Premier League pas një eksperience te Feyenoord, në Holandë.

“45-vjeçari bashkohet me Reds nga Feyenoord dhe merr frenat pas largimit të Jürgen Klopp. Slot do të fillojë punën me skuadrën kur të fillojë sezoni para-sezonal në korrik, me një udhëtim me tre ndeshje në SHBA, pjesë e përgatitjeve për 2024-25.

Trajneri i lindur në Holandë vjen pas tre sezoneve shumë të suksesshme me Feyenoord, gjatë të cilave ai i udhëhoqi ata drejt titullit të ligës në 2023 dhe u emërua Trajneri i Vitit në Eredivisie në dy raste”, shkruan klubi. /ZOOM.AL/