zoom

Politikë

Lista e Vlorës/ Bujar Leskaj “kërcënon” me dorëheqje. PD e mohon

Numri një i listës së PD në Vlorë, Bujar Leskaj, ish-ish kryetar i KLSH, ka kërcënuar me largim. Shkak janë bërë kënaqësitë e shfaqura në degën e Partisë Demokratike në këtë qytet mbi përbërjen e listës së kandidatëve.

Dega e PD është mbledhur në mbrëmje për të diskutuar dhe mes drejtuesve ka pasur debate të forta.

Leskaj mësohet se ka thënë që do të japë dorëheqjen, pasi ka pritur të ketë të tjerë përfaqësues në listë.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e dyta në listën e Vlorës pranoi debatet e forta, por tha se “ka qenë një moment, por s’ka lidhje me dorëheqje”.

Partia Demokratike e mohoi lajmin.

“Lajmi per doreheqjen e drejtuesit politik te PD ne Vlore Bujar Leskaj eshte i pavertete. Eshte nje shpifje dhe trillim i Edi Rames. Zoti Leskaj eshte ne krye te detyres, ne udheheqje te ekipit fitues te PD ne qarkun Vlore”, deklaroi PD.

Pakënaqësi ka pasur edhe kreu i PD në Vlorë ,Genc Deromemaj, i cili pritej   të ishte kandidat për deputet në Vlorë, por nuk figuron në listën e miratuar  nga PD. Për këtë arsye, burime nga PD e Vlorës thanë se edhe ai mund të japë dorëheqjen.

Lista e kandidatëve të PD Vlorë

Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fatjon Veizaj
Arber Agalliu
Gezim Ademaj
Nada daullja
Jolio Dine
Julin Zoto
Nada Mecorapaj
Aleat
Athird Hoxhaj
Alta Azizi
Lorenc Danaj
Aleat
Edmon Fetahu
Manjola Cikuli
Hysni Sharra
Ilir Gunbardhi
Afrovita Dhimojani