zoom

Bota

Lista e grave më të pasura në SHBA – që ja kanë dalë vetë

Prej kohësh gratë vazhdojnë të kapin majat e të thyejnë barrierat e kufijtë e vendosur më parë në fushat e ekonomisë dhe sipërmarrjes. Me qëllim promovimin e sukseseve të tyre, revista e famshme Forbes ka prezantuar edicionin e 7-të të listës së grave amerikane më të pasura, të cilat i kanë arritur pasuritë e tyre plotësisht të vetme, me forcat e veta – një term që sot njihet ndryshe si self-made.

Investimet në bursë dhe tregun e aksioneve i dërguan fluturimthi pasuritë e këtyre 100 sipërmarrëseve, vlera e kombinuar e të cilave shkon në $118 miliardë dollarë, një shifër 31% më e lartë se një vit më parë.

Këto gra variojnë nga mosha 23-vjeç (Kylie Jenner) deri në 95 (sipërmarrësja e shkencave të natyrës, Alice Schwartz) dhe jetojnë në 22 shtete të ndryshme, edhe pse thuajse gjysma kanë zgjedhur të jetojnë në Kaliforni.

Numri 1 në listë për 4 vite me radhë është: Diane Hendricks, e cila bashkë-themeloi firmën e ndërtimit të çative ABC, së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Ken Hendricks. Pasuria e saj mbërriti shifrën $11 miliardë dollarë, duke e bërë atë gruan self-made më të pasur në SHBA.

Ylli i muzikës pop, Rihanna, e cila u rendit në vendin e 16-të, është tashmë zyrtarisht një grua miliardere, duke u bërë një nga 26 gratë në listë me një pasuri me 10 zero. Të tjera miliardere të sapo-zyrtarizuara këtë vit ishin Anne Wojcicki, e cila themeloi kompaninë që ofron analiza të personalizuara të ADN-së ‘23andMe’, Whitney Wolfe Herd, themeluesja e aplikacionit të takimeve romantike Bumble; Jenny Just, sipërmarrësja e kompanive Fintech (teknologji financiare); Robyn Jones, themeluesja e një kompanie sigurimesh apo edhe ylli i televizionit dhe kozmetikës, Kim Kardashian West, kompania e të cilës, Skims, po kap shifra maramendëse.

Një shembull interesant është edhe ai i supermodeles Cindy Crawford, e cila debutojë gjithashtu për herë të parë në këtë listë, si rezultat i suksesit të firmës së saj të kujdesit për lëkurën Meaningul Beauty.

2/3 e listës së përbërë nga 100 gra amerikane kanë themeluar ose bashkë-themeluar një kompani në industri të ndryshme që variojnë nga energjia diellore (Lynn Jurich nga SunRun, Vendi 95) tek edukimi online (Rachel Carlson nga Guild Education, Vendi 61).

26 prej tyre janë CEO, përfshi pionieren e arkivave mjekësore Judy Faulkner dhe Safra Catz nga kompania e software-it, Oracle.

Klikon këtu për të parë listën e plotë të 100 grave më të pasura self-made në SHBA./Përgatiti: Alesia Doçi