zoom

Ekonomi

Ligji i ri/ S’ka më Gucci e Prada false në Shqipëri!

Ligji i ri/ S’ka më Gucci e Prada false në Shqipëri!

Produktete imitime të markave luksoze nuk do të futen dot më në Shqipëri.  

Me një ligj të ri, Shqipëria ka forcuar masat për të mbrojtur markat tregtare dhe për të luftuar falsifikuesit e tyre. Çdo produkt “fake” nga tregtarët apo qytetarët do të bllokohet në pikat doganore.

Ligji i ri ndalon importin dhe eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false.

Po ashtu, udhëtarët që vijnë në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësor edhe detare, lejohen të kenë në bagazhin personal vetëm mallra jo-tregtare, brenda limiteve duty free dhe pa tregues të dyshimtë. Ligji përcakton një mbrojtje të veçantë për markat me reputacion të mirë, duke i mbrojtur ato edhe në rastet kur mallrat ose shërbimet nuk janë të ngjashme. Ligji gjithashtu adreson shkeljet, duke i dhënë pronarit të markës të drejtën të ndalojë edhe veprimet përgatitore, si përdorimi i paketimit të falsifikuar.

Ky ligj është vazhdimësi e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të luftuar tregun e mallrave “fake” që e ka kthyer Shqipërinë në një Turqi të dytë me dyqane të shumta online e fizike që shesin “imitime të para” të firmave ekstraluksoze si Louis Vuitton, Prada, Dior, Dolce&Gabbana etj.

Gjatë 2024-s, Dogana ka deklaruar se ka bllokuar më shumë se 40 mijë produkte të firmave të falsifikuara./Zoom.al

Postime të lidhura