Aplikacion
Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga koalicioni Fronti Evropian ka njoftuar nisjen e iniciativës “Roja e Gjuhës”.
Ky veprim, sipas organizatorëve synon të ndalojë tendencat politike që minojnë Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Anëtarë të këtij koalicioni dhe qytetarë janë vendosur pranë Gjkykatës Kushtetuese në Shkup dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty deri në shqyrtim të ligjit të gjuhëve, në 11 dhjetor.
Ligji i gjuhëve ka nxitur debate të vazhdueshme në vend me opozitën që akuzon qeverinë për prekje të gjuhës shqipe, dhe qeverinë nga ana tjetër së bashku me partitë shqiptare në pushtet, që akuzojnë opozitën për nxitje të tensioneve ndëretnike.