zoom

Aktualitet

Lidhje jashtëmartesore? Flet burri i gruas që hodhi foshnjen në lumë: S’e dinim që ishte shtatzënë

Bashkëshorti i Leta Koçit, gruas në Krujë që futi fëmijën e porsalindur në qese dhe e hodhi në lumë ka folur për hetuesit.

Sipas tij, askush nuk e dinte që gruaja ishte shtatzënë dhe është zbuluar pasi shkoi në spital. 42-vjeçarja ka lindur foshnjën sot në mëngjes në banesën e saj dhe më pas e ka futur në një qese dhe e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzënë. Ajo pretendon se foshnja ka lindur e vdekur, por hetuesit dyshojnë në këtë deklaratë.

Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur.

Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të ketë lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore./ Zoom.al