zoom

Të gjitha

Lidhja Dua Lipa-Anwar Hadid në krizë?

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid, janë shfaqur kudo bashkë duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është duke shkuar shumë mirë dhe mjaftueshëm e konsoliduar në këto dy vite.

Mirëpo, mesa duket Anwar s’mund të jetë gjithmonë pas Duas. Shkak për këtë janë bërë angazhimet që ka këngëtarja në muzikë.

Prej gjashtë javësh, ata nuk janë parë me njëri-tjetrin si pasojë e punës së këngëtares, e cila tashmë po xhiron albumin e saj në Londër dhe Los Angeles, ndërsa Anwar është në New York.

“Daily Mail” shkruan se një muaj më parë, ata menduan t’i jepnin një pushim marrëdhënies dhe tashmë lidhja e tyre është vërtetë në rrezik.

Siç shkruan “The Sun”, një burim i brendshëm tha:

“Çifti hodhi idenë për të shkëputur gjithçka muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të qëndrosh larg po rezulton e vështirë.”

Nga ana tjetër sjellim në vëmendje se Anwar ka deklaruar së fundmi në rrjetet sociale se të gjithë duhet të shijojnë momentin dhe të jenë mirënjohës për çfarë kanë.

Megjithatë kjo nuk është një ndarje nga Dua, kështu që gjërat mbeten për t’u parë në vijim.