zoom

Lajme

“Let’s go Barbie”/ Përplasje virtuale mes Noizy-t dhe Don Xhonit

“Let’s go Barbie”/ Përplasje virtuale mes Noizy-t dhe Don Xhonit

Pas dramës me Jozin dhe Loredanën, Don Xhoni ka hapur një tjetër “front” lufte, këtë herë me Noizy.

Gjithçka nisi me një postim të Don Xhonit, i cili publikoi në Instastory një foto, ku shfaqet me celular pranë një makine.

“Alo, dyshi, njëshi këtu”, duke nënkuptuar që ka marrë ‘dyshin’ në telefon për t’i treguar se kush është ‘njishi’.

Më falni, mos ndodhi një përplasje virtuale mes Noizy-t dhe Don

Pak orë më vonë, Noizy publikoi një foto, pranë një Ferrari lejla, të mbushur me lekë, me telefon në dorë dhe në mbishkrim shkroi:

“1-shi, 2-shi, 3-shi, pastaj vazhdojnë të tjerët”.

Më tej, (ndoshta) vijuan me kunja në story, ku Noizy shkroi: “Ashtu mendova edhe unë”, ndërsa Don Xhon: “Come on Barbie, let’s go party!” (me sfond lejla, njëjtë si Ferrari i Noizy-t, se djalli fshihet në detaje)./ Zoom.al

Më falni, mos ndodhi një përplasje virtuale mes Noizy-t dhe Don

Postime të lidhura