zoom

Të gjitha

Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence vijnë së shpejti në ekran me misionin për të shpëtuar botën

Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence janë dy nga aktorët më të pëlqyer në mbarë botën, përfshirë padyshim edhe publikun shqiptar. Por, një lajm i mirë vjen për të gjithë dashamirësit e kinematografisë.

Për të gjithë fansat e tyre, së shpejti ata do të jenë në ekran me filmin më të ri që do të transmetohet në Netflix.

“Mos shiko lart” është një film komedi, i trilluar dhe shkencor, i shkruar, prodhuar dhe drejtuar nga Adam McKay.

Protagonistët e tij janë Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence, të cilët në trailerin e parë portretizojnë dy astronomë që garojnë me kohën për të paralajmëruar botën për një asteroid të afërt që do të shkatërrojë planetin.

Kasti përfshin Meryl Streep, Jonah Hill, Timothee Chalamet, Ariana Grande dhe Cate Blanchett, për të përmendur vetëm disa.

http://