zoom

Bota

Le Pen reagon pas dënimit: Goditje ndaj demokracisë!

Le Pen reagon pas dënimit: Goditje ndaj demokracisë!

Liderja e Ekstremit të Djathtë, Marine Le Pen bëri një reagim të shkurtër pasi u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane për të financuar partinë e saj Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë.

Ajo u dënuar me 4 vite burg, dy prej të cilave do të jenë dënim me kusht si dhe një gjobë prej 100.000 euro.

Vendimi shuan shpresat e saj për të kandiduar për presidente në vitin 2027.

Pas këtij vendimi, zëdhënësi i partisë së Le Pen, Laurent Jacobelli tha për mediat franceze se kjo është një goditje për demokracinë.

“Ne do të apelojmë”, shtoi ai.

Postime të lidhura