zoom

Stil

“Lavire”, Fjolla Morina me akuza të rënda ndaj Morena Tarakut

Këngëtarja Fjolla Morina, se fundmi është duke marrë vëmendje me reagimet e saj në rrjetet sociale. Para pak kohësh, Fjolla bëri një video ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, teksa tashmë ka bërë “goditjen” e radhës.

Për arsye akoma të panjohura, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa shkrime, me akuza dhe ofendime ndaj disa prej emrave të estradës.

“1 Lavirja Morena, 2 Arbnore Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua bajnë qeset”, ka shkruar Fjolla në postimin e parë.

Me këtë, ajo la të kuptohet se ajo ka probleme dhe po akuzon Morena Tarakum, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën.

Pa u kuptuar akoma se çfarë problem ka me tre vajzat në fjalë, Fjolla ka kaluar tek një tjetër sulm këtë herë për menaxherin e disa emrave të showbiz-it, Jetmir Aga-n, duke shkruar sipër emrit të tij “Krim i organizuar”.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes këngëtares dhe emrave të lartpërmendur, megjithatë duket qartë se raportet mes tyre janë shumë të tensionuara.