zoom

Sport

Laporta thotë se i beson Flick: Më premtoi suksese të mëdha për Barcelonën

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, i intervistuar nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, në prag të sezonit të ri ka folur për zgjedhjen e tij për të emëruar në krye të stolit gjermanin Hansi Flick, si dhe për objektivat që ata kanë.

“Menduam se gjëja më e mirë për klubin tonë, ishte një trajneri i ri, i cili të besonte te ky grup futbollistësh. Në momentin kur kuptuam se alternative ishte edhe Flick, nuk hezituam për të kontaktuar dhe për të nënshkruar marrëveshjen. Ai na dha shumë besim, që me grupin e futbollistëve që kemi aktualisht në dispozicion, mund të arrij suksese të mëdha”, tha ai.

Teksa më tej shprehu besimin te projekti:

“Ai është serioz, i përgjegjshëm dhe shumë i pjekur”, theksoi ndër të tjera presidenti Laporta për teknikun gjerman. /ZOOM.AL/