zoom

Lajme

Lamine Yamal, lojtari më i shtrenjtë në botë. Sa kushton kartoni i tij?

Lamine Yamal, lojtari më i shtrenjtë në botë. Sa kushton kartoni i tij?

Lamine Yamal është zyrtarisht lojtari më i shtrenjtë në botën e futbollit, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga “Transfermarkt”.

Talenti 18-vjeçar i Barcelonës kryeson listën me një vlerë kartoni prej 200 milionë euro, duke lënë pas yje të mëdhenj si Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Kylian Mbappé.

Yamal është praktikisht “i paprekshëm” për klubet e tjera, pasi kontrata e tij me Barcelonën përfshin një klauzolë largimi prej 1 miliard euro.

Pas Yamal në renditje vjen mesfushori anglez Jude Bellingham, i cili vlerësohet me 180 milionë euro, njësoj si Haaland dhe Mbappé.

Vinicius Junior është po ashtu pjesë e pesëshes së parë të lojtarëve më të shtrenjtë në botë.

Real Madrid dominon dukshëm këtë renditje, duke përfshirë katër lojtarë në dhjetëshen e parë, përfshirë edhe Federico Valverde, i cili gjithashtu ka një vlerë kartoni mbi 100 milionë euro. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe yje të rinj si Bukayo Saka, Pedri, Florian Wirtz dhe Jamal Musiala./ Zoom.al

Postime të lidhura