Aplikacion
Masakër në një shkollë fillore. Dy ditë para nisjes së pushimeve verore, një 18-vjeçar hapi zjarr, duke vrarë 14 nxënës e mësues.
Ngjarja tronditëse ndodhi në Uvalde të Teksasit, në SHBA.
Shefi i policisë së distriktit Pete Arredondo tha se ka shumë të plagosur.
Ai sqaroi se autori ka vepruar i vetëm dhe se është vrarë.
Vrasësi u identifikua si Salvador Ramos, banor i zonës.
Motivet e masakrës janë ende të paqarta. /Zoom.al

