zoom

Të gjitha

LAJM I FUNDIT/ Ish-ministri ukrainas: Bjellorusia, gati të na shpallë luftë

“Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës”, deklaron Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i Mbrojtjes i Ukrainës.

Lajmi raportohet nga Luke Harding, korrenspondent i “The Guardian” në Lviv.

Zagorodnyuk shkruan:

“Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Në anën ruse. Ekziston një informacion për trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë.

Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës; të cilin njerëzit e konsideronin gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare.

Ne besojmë se arsyeja e vetme për atë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë, e cila varet plotësisht nga Putini në politikën e saj”.