Aplikacion
Prokurorët në Suedi kanë mbyllur një hetim në lidhje me një rast përdhunim, ku sipas mediave suedeze ishte përfshirë ylli i futbollit Kylian Mbappé.
Marina Chirakova, nga Autoriteti Suedez i Prokurorisë, tha se hetimi për abuzimin seksual që pretendohet se ka ndodhur në Stokholm përfunduan për shkak të mungesës së provave.
Lojtari i Real Madridit, një nga yjet e futbollit, nuk u emërua kurrë zyrtarisht nga prokurorët suedezë.
Në tetor, kur u bënë publike akuzat, avokati i Mbappe tha se klienti i saj po përgatitej të pastronte emrin e tij në lidhje me një pretendim për shpifje.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

