zoom

Politikë

Kuvendi preu sinjalin, PD futet LIVE në Facebook

Pasi Kuvendi ndërpreu transmetimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, opozita është futur live në Facebook. Sinjalin e regjisë Kuvendi e ndërpreu pasi PS braktisi mbledhjen për herë të dytë.

Me gjithë paralajmërimet e kreut të Komisionit hetimor për zgjedhjet, Enkelejd Alibeaj, transmetimi në faqen e Facebook-ut të Kuvendit është ndërprerë pas debatit mes Alibeajt dhe Drejtoreshës së Shërbimit të Komisioneve Parlamentare në Kuvend Lefterie Luzi.

Anëtarët e Komisionit Hetimor janë sajuar me një celular, të cilin e kanë kaluar dorë më dorë, duke publikuar në Facebook qëndrimet e tyre.

Deputetët e PD-së po bëjnë raportim mbi provat e mbledhura për shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve parlamentare. Oerd Bylykbashi është ndalur te disa prej pikave ku sipas tij ka shkelje të ligjit.

“Në përmjet verifikimit të fondeve publike, synohet të faktohet masakra e 25 prillit si pasojë e tranfertave të pakufizuara për tërmetin me qëllim maksimalizimin e vota të PS. Për të provuar lidhjen midis këtyre veprimeve të shtetit në ndryshim me kodin zgjedhor. Do theksoj blerjen e votës nëpërmjet shtesës buxhetore. Dhënia e granteve për periduhën zgjedhore”, tha Bylykbashi mes të tjerash gjatë fjalës së tij.