Aplikacion
Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërkohë që masa aktuale “arrest në shtëpi” do të shqyrtohet në një seancë tjetër.
Gjykata vendosi dje pranimin e pjesshëm të kërkesës së Berishës, duke shfuqizuar vendimet gjyqësore vetëm për pjesën që kanë caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.
Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateve dhe rregullave të parashikuara në ligj
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike