zoom

Aktualitet

Kushëriri i vuri flakën lokalit të tij, Noizy: U bë ekstremist! Thoshte se muzika është haram

Noizy ka publikuar foton e 26-vjeçarit, i cili dyshohet se i vendosi 2 herë flakën lokalit të tij si edhe derës së banesës së nënës së reperit.

Reperi shkruan se Eraldo u bë një besimtar ekstremist dhe mendonte se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.

Ai shkruan se kushëriri është rritur nga familja e tij.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist.

Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan reperi.