zoom

Slider

“Kushdo që dyshoi tek unë, të më hajë…” ylli i Argjentinës, De Paul lëshon gojën pas finales

De Paul bëri një tjetër paraqitje të palodhur në mesfushë, teksa Argjentina mundi Francën me penallti për të fituar Kupën e Botës së tyre të parë pas 36 vitesh.

Mesfushori i Atletico Madrid iu përgjigj kritikëve për paraqitjen e tij në humbjen e Argjentinës në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite në turne në një mënyrë mjaft shpërthyese, mes festimeve.

Duke folur në një video live nga Instagram-i i Nicolas Otamend pas fitores, De Paul tha: “Ne jemi futur përgjithmonë në histori. Kushdo që dyshoi tek unë, të më thith k…”, dekalroi ai.

Ndërkohë De Paul zbuloi se kishte firmosur një letër që Argjentina do të fitonte Botërorin, dy muaj para se të niste ky kompeticion. Futbollisti ishte i bindur në suksesin e Kombëtares së tij.

“Unë jam Rodrigo De Paul. Data është 9/18/2022. Po e nënshkruaj letrën dhe po them se Argjentina do fitojë Botërorin, dy muaj para”. /zoom.al/