Aplikacion
Ashtu siç pritej, reagimi qe i menjëhershëm. Por, po ashtu siç pritej, reagimet e para qenë në formë sulmi nga kundështarët e tij politikë apo nga mediat në shërbim të qeverisë.
Gazeta proqeveritare Tema e ish –gazetarit dhe botuesit Mero Baze, pati plot 3 shkrime për librin, të gjitha kritika e ironi të përcipta, që dukshëm tregojnë se autorët e shkrimeve as e kanë lexuar librin.
Shqiptarja.com e ish –gazetarit dhe botuesit Carlo Bolino, i përfolur për përifitime tenderash në qeveri e bashkinë e Tiranës, po ashtu pati një shkrim ngacmues.
Ashtu si gazeta onlinë e Bazes edhe ajo e Bolinos, shkruajnë se Lulzim Basha kishte kopjuar Edi Ramën me botimin e një libri para zgjedhjeve.
Në të vërtetë, krahasimi është i gabuar. Edi Rama e shkruajti “Kurbanin” e tij, një libër mjaft i diskutueshëm për të pavërtetat që mbart, kur e humbi bashkinë e Tiranës.
Reagime pati edhe nga eksponentë të PS. Ish –i ngarkuari për çështjet digjitale në PS, ish –gazetari Alfred Peza, ish –deputet socialist, shkruajti në facebook se Basha nuk ishte autor i librit. Por ai nuk dha asnjë provë për këtë dhe nuk tregoi autorin e vërtetë që ai pretendon se e di.
Edhe militantë të tjerë socialistë nxituan ta kritikojnë librin “Misioni Im” ende pa e lexuar atë. Mbase Lulzim Basha u thyu mitin që kishin krijuar se Edi Rama mund të ishte i vetmi lider i një partie politike që mund të shkruante një libër. / Zoom.al
“Misioni im”, Basha boton librin e parë në prag të zgjedhjeve