zoom

Sport

Kush janë 2 truprojat e Ronaldo-s

Shpesh truprojat e personazheve publike të bëhen të njohur për shkak të fizikut të tyre. Kesaj radhe paparacët kanë kapur truprojat e Cristiano Ronaldos, i cili ka punësuar dy vëllezër, të cilët kanë shërbyer në forcat speciale në Afganistan.

Ata u shfaqën në krah të Ronaldos në shtator të këtij viti, pak para se futbollisti portugez të përgatitej të udhëtonte drejt Zvicrës për një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

Ngjashmëria identike e Sergio dhe Jorge Ramalheiro ka ngjallur kuriozitet në rrjet, ndërsa mediat portugeze kanë zbuluar se ata kanë edhe një vëlla tjetër dhe janë trinjakë.

Ajo që ka nxitur më shumë komentet, është stili në të veshur i binjakëve, të cilët shfaqen vazhdimisht të kuruar dhe në formë.