zoom

Bota

Kush është Shani Louk, influencerja gjermano-izraelite që u gjet e vdekur, e rrëmbeu Hamasi

Pas gati një muaji luftë mes Izraelit dhe Hamasit, vazhdojnë të vijnë lajme të tmerrshme. Ndikuesja Shani Louk, me origjinë gjermano-izraelite, e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, ka vdekur, njoftoi familja e saj këtë të hënë.

Lajmin tragjik e ka konfirmuar nëna e të resë për median gjermane RTL, duke thënë: Fatkeqësisht dje morëm lajmin se vajza ime nuk jeton. Lajmin e ka ndarë edhe motra e Shanit në një storie në Instagram duke shkruar: “Me pikëllim të madh njoftoj vdekjen e motrës sime”.

E ëma ka raportuar gjithashtu se trupi i të resë është gjetur dhe identifikuar, ndonëse nuk ka asnjë siguri për datën e saktë të vdekjes së saj. Nëna supozon se Shani u vra në të njëjtën ditë të rrëmbimit të saj, më 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin nga toka dhe mori peng më shumë se 200 izraelitë, por ky informacion nuk është konfirmuar.

Shani Louk u shfaq në një video të grupit terrorist Hamas në të cilën ata u regjistruan pasi hynë në Izrael, kjo ndikuese është simbol i mizorisë, duke e treguar atë të shtrirë me fytyrë poshtë në pjesën e pasme të një furgoni, me sa duket e plagosur rëndë, megjithëse nuk mund të konfirmohej.

Fillimisht u besua se kishte vdekur, por tre ditë më vonë, më 10 tetor, nëna e saj raportoi se në fakt ajo ishte plagosur rëndë, por ende gjallë.

250 viktima gjatë festivalit

Ndikuesja kishte marrë pjesë në një festival muzikor në jug të Izraelit, pranë Rripit të Gazës, ku u rrëmbye nga anëtarët e Hamasit që kishin kaluar kufirin izraelit. Gjatë festivalit, rreth 250 persona humbën jetën dhe sipas Izraelit, disa të rinj, përfshirë edhe gruan e re gjermano-izraelite, u rrëmbyen nga Hamasi.

Edhe pse Hamasi kishte publikuar imazhet e disa prej pengjeve që nga 7 tetori, nuk kishte asnjë lajm për Shani Louk. /ZOOM.AL/