zoom

Të gjitha

Kush është partneri i ri i Bella Hadid?

Pas ndarjes nga The Weeknd, Bella Hadid ka nisur një romancë të re dashurie me drejtorin e artit, Marc Kalman.

Dyshja janë fotografuar gjatë kësaj jave në Milano, në Javën e Modës ku dukeshin mjaft bukur në shoqërinë e njëri tjetrit.

Hadid ishte zgjedhur si një nga modelet kryesore për fushatën e “Fendi” dhe dukej spektakore me veshjen e saj. Ajo kishte veshur një palë pantallona në ngjyrë të zezë, një shall të verdhë si dhe një xhaketë lëkure. Çifti u fotografua nga paparcët teksa ecnin në rrugët e qytetit dhe Bella duket se ndihej shumë komode në shoqërinë e Marc.

Romanca e tyre ka nisur që më herët dhe sipas një burimi për “Daily Mail” ata kanë jetuar së bashku gjatë kohës së karantinës të Covid-19 dhe nuk e kanë bërë publike në mediat rozë.

 

C.H

Postime të lidhura