zoom

Stil

Kush është fansi që i dha flamurin serb Rita Orës? (EMRI+FOTO)

Këngëtarja Rita Ora u përball me një “lumë” komentesh pas performancës së saj me flamurin serb në Hungari.

Flamuri iu dha artistes nga një fans, teksa ajo ishte në skenëdhe këngëtarja shqiptare e mbajti për disa minuta rreth krahëve.

Mediat serbe kanë identifikuar tashmë dhe fansin, që ishte autor i dhënies së flamurit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin serb Sabo Gaga Borivoj, i cili jeton në Budapest.

Pas situatës së krijuar, vetë Rita Ora pohoi se flamuri iu dha nga një fans dhe se nuk e kishte vënë re cilit shtet i përkiste.