zoom

Politikë

Kurti, vizitë në Tiranë/ Takohet me Begajn dhe Nikollën. Drekë pune me Ramën në vilën qeveritare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur vizitën e tij në Tiranë ditën e sotme. Vizita vjen pas takimit të Ohrit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 Mars. Ai është pritur fillimisht në Presidencë nga Bajram Begaj.

Pas takimit që zgjati rreth 30 minuta, Kurti iu drejtua Kryesisë së Kuvendit në këmbë ku u prit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Në fund, pritet që ai të takohet me kryeministrin Edi Rama. Të dy do të zhvillojnë një drekë pune në vilën qeveritare 30 në kryeqytet.