Aplikacion
Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë, ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjellë mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.
Për ditën e hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura, si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në mesditë dhe pasdite.
Për ditën e nartë dhe ditën e mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.
Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Duke filluar mga dita e enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Moti për ditën e enjte parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin. Gjithashtu edhe për ditën e premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s.
Admirali amerikan: Gjendja e sigurisë në Kosovë e brishtë, shqetësim retorika nxitëse politike