Aplikacion
Kjo lëvizje i shkon për shtat Kumbullës pasi te Roma aktivizimi i tij ishte në dyshim, ndërsa te Sassuolo shpreson të ketë minuta të rëndësishme për të qenë në dispozicion të Shqipërisë në “Euro2024”. Kumbulla është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i rëndë që pësoi, fakt që pranoi vetë lojtari në një intervistë për faqen zyrtare të klubit:
“Jam rikuperuar plotësisht, pasi kisha edhe një shqetësim të vogël muskulor. Po stërvitem me skuadrën dhe do të mundohem të qëndroj sa më gjatë në fushë”, u shpreh fillimisht Kumbulla duke u ndalur më pas te transferimi i tij te Sassuolo:
“Ka qenë gjithçka shumë e shpejtë. Agjenti më tha se duhet të shkosh te Sassuolo për vizitat mjekësore. Kam folur edhe me Nedim Bajramin, që përpara se të nisesha dhe më ka thënë që po të pres këtu. Mbërrita dhe jam i lumtur për këtë”, theksoi Kumbulla duke bërë në fund edhe një koment për ekipin kombëtar:
“Është e sëmurë, të dalë nga shtëpia”/ Tragjedia në Shkodër, Ergys Arazi kishte një lidhje tjetër