zoom

Aktualitet

Kulisat e tenderave te Shëndetësia, kush janë 4 miqtë e Beqajt që SPAK u kontrolloi banesat (EMRAT)

Detaje të reja nga hetimet, kontrollet dhe marrja në pyetje për koncesionet e Shëndetësisë, të denoncuara vazhdimisht edhe nga opozita.

SPAK ka zhvilluar së fundmi kontrolle në banesat e disa personave, përveç ish-ministrit Ilir Beqaj, lidhur me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.

janë Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani.

Këta të fundit dyshohen të gjithë si lidhje të ish-ministrit të Shëndetësisë. Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.

Po ashtu raportohet se Beqaj ka përdorur automjetin që ka qenë në pronësi të Kurtulajt. Lidhur me hetimin ndaj ish-ministrit është kontrolluar po ashtu nga autoritetet edhe banesa e shoferit të tij. /ZOOM.AL/