zoom

Të gjitha

Zajmina Vasjari bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, ka sjellë në jetë djalin e saj. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e bashkëshortit të Zaiminës, Kristel Asllani, e cila gjithashtu ka zbuluar edhe emrin e bebushit.

Në foton e postuar në “Instastory”, shihet një tullumbac i madh në të cilin shkruhet:

“Mirë se erdhe vogëlushi Kamar”.

Kujtojmë se Zaimina e tregoi gjininë e bebit e anë të një postimi në llogarinë e saj të “Instagram”-it.“Mezi presim që të takojmë djali ynë i dashur”, shkroi Zaimina në mbishkrimin e postimit.

Ajo realizoni një set fotografik së bashku me vajzën e saj, Khloe, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja mbante veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë, me prerje të veçantë që ia zbulonte barkun.

Këngëtarja dhe biznesmeni Klodian Asllani janë prej vitesh në një lidhje dhe pavarësisht ndarjeve e zënkave, janë kthyer gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit./L.K

/Zoom.al