zoom

Të gjitha

Pas lajmit të shtatzanisë , Britney Spears merr vendimin e papritur

Së fundmi këngëtarja e njohur, Britney Spears, ka njoftuar se është në një pritje të një fëmije me partnerin e saj Sam Asghari.

Artistja ka vendosur që të distancohet nga rrjetet sociale. Lajmin ajo e bëri të ditur me anë të “Instagram”-it, ku shkroi: “Po bëj një pauz për pak kohë nga rrjetet sociale. Ju dërgoj shumë dashuri dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”

Ky do të jetë fëmija i parë për këngëtaren dhe të fejuarin Sam, ndërsa ai konfirmoi gjithashtu lajmin e shtatzënisë , duke iu referuar yllit të pop-it si një “luaneshë” dhe duke ndarë një imazh të pikturuar të dy luanëve me këlyshin e tyre.

Kujtojmë se lindja e një fëmije të tretë nuk është e lehtë për Britney Spears, pasi ajo po kujton sprovat e kaluara që i kanë lënë trauma edhe sot e kësaj dite. 40-vjeçarja tregoi në rrjetet sociale se si ajo ka frikë të mirëpresë një fëmijë në Amerikë, një vend që e mbajti atë nën kujdestarinë e të atit për 13 vjet./L.K

/Zoom.al