Aplikacion
Kujtojmë që herën e fundit kur Mozzik-u ka qenë brenda shtëpisë, gjërat nuk shkuan shumë mirë pasi Donaldi theu rregullat dhe shoqëroi këngëtarin në ambientet e shtëpisë duke marrë kështu edhe një dënim nga “Vëllai i Madh”.
Kurse sot, artisti në një farë mënyre ka “tallur” produksionin me anë të disa videove në “Instastory”. Dyshja ndanë një video nga oborri i “BBV”, ndërsa Mozzik thotë: “Publiku ka vendosur…”, Donaldi shton: “Çfarë ka vendosur publiku? Mozzik dhe Donald në dhomën e rrëfimit.”
Në një video tjetër që ata postuan në “Instastory” Donaldi e pyet reperin mes të qeshurash se kë do të nominojë. Dhe në fund në një video ku Mozzik është në dushet e “BBV”, aktori i humorit shprehet:
“Meqë s’u lave dot kur erdhe ja po lahesh tani”, duke vazhduar më tej ironitë. Reperi e ka suportuar gjithmonë aktorin gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”, madje edhe jashtë ‘reality-show’-t ata ende na tregojnë që kanë një shoqëri të mirë mes njëri-tjetrit./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë