zoom

Të gjitha

Saga Bora-Donald nuk merr fund/ Dyshja kapet mat në Genova ?

Bora dhe Donaldi vijojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes! Ata nuk kanë folur aspak për rikthimin në krahët e njëri tjetrit por tashmë dihet se ata janë bashkë.

Së fundmi, Kryefjala.com ka publikuar një foto të dyshes, të cilët janë parë së bashku duke bërë pazar në outletin Seravalle në Genova. Bora dhe Donaldi kanë qenë vetëm.

Teksa Romeo publikon foto me stafin e “Më lër të flas”, Donaldi po shijon fundjavën me Borën. Dyshja janë parë edhe më herët së bashku. Më tej, u tha se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë patur kapele në kokë, për t’u kamufluar disi.

Kujtojmë që Bora reagoi pak kohë më parë, ku hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një duet apo bashkëpunim me Donaldin.

“Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte. Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime. Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat. Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj…”, shkruante Bora./L.K

/Zoom.al