Aplikacion
Sipas këtyre të dhënave renditja e vendit tonë në listë lë shumë për të dëshiruar, veçanërisht për kujdesin shëndetësor.
Pavarësisht propagandës së qeverisë për shëndetësi falas, investime në objekte apo paisje shëndetësore, Shqipëria renditet e 86 në botë, dhe e parafundit në Europë, duke ia kaluar kështu vetëm Bjellorusisë.
Megjithatë, nuk janë vetëm të dhënat e kësaj databaze që tregojnë për sistemin shëndetësor në vendin tonë.
Vetëm pak kohë më parë “skandali i onkologjikut” tregoi se në Shqipëri jo vetëm që shëndetësia nuk është falas, por kujdestarët e shëndetit, mjekët, infermierët etj… mund të bëjnë pazare, madje edhe të tallen me jetët në grahmat e fundit të njerëzve më të pashpresë.
Vazhdimisht denoncime të shumëta janë bërë nga qytetarë e pacientë që iu është dashur të përballen me vështirësi e padrejtësi në dyert e spitaleve të vendit tonë por mesa duket asnjë nga këto nuk ka shkuar ende në “veshin” e qeverisë.