zoom

Bota

“KUJDES”! Tërmeti në Bosnje, mesazhi që u erdhi në celular qytetarëve pak para lëkundjeve

Mbrëmjen e djeshme, Bosnje Hercegovina u godit nga një tërmet i fuqishëm. Mesa duket, një paralajmërim u ka ardhur qytetarëve boshnjakë.

Mësohet se përdoruesit e Android morën një paralajmërim përmes sistemit të mbrojtjes, pak sekonda para tërmetit.

Mediat boshnjake bëjnë me dije se është hera e parë që përdoruesit e këtij sistemi operativ informohen për rreziqet e mundshme në këtë mënyrë. Njoftimi erdhi vetëm disa sekonda para tërmetit.

Përveç informimit se ndodhen në një zonë potencialisht të rrezikshme, ata janë udhëzuar edhe se si të sillen gjatë tërmetit.

Ndër të tjera u është thënë që të dalin nga shtëpitë, të mbyllin gazin, të dalin përpara dhe të shmangin ndërtesat e dëmtuara.