zoom

Aktualitet

Tërmeti që tronditi Ballkanin, Ministria e Mbrojtjes del me njoftim zyrtar: Ja si paraqitet …

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme Ballkanin dhe që u ndje në gjithë vendin. Duke publikuar të dhënat e IGJEUM, Peleshi thotë se deri më tani nuk ka të dhëna për dëme materiale.

Statusi i Peleshit

Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km Jug- Perëndim të qytetit Monstar, Bosnje Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 10 km, 202 km nga Tirana.

Ky tërmet është ndier pothuajse në të gjithë vendin por deri ne këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohe të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin.