zoom

Aktualitet

PAMJE nga shtëpia e 28-vjeçares që humbi jetën në Bosnje

Tërmeti i fuqishëm që goditi Bosnjen mbrëmjen e kaluar shënjoi një viktimë. Elmira Sefo, 28 vjeçe humbi jetën, pasi nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra.

Mediat boshnjake kanë publikuar pamjet nga shtëpia e viktimës në Stolac, ku edhe ishte epiqendra e lëkundjeve sizmike. Banorët vendas thonë se një shkëmb i madh u shkëput dhe ra mbi banesën e 28-vjeçares, e cila jetonte me familjen e saj, prindërit dhe motrën.

Sakaq, vendasit janë të frikësuar për goditje të tjera tërmeti dhe se shkëmbinjtë mund të vijojnë të bien.