zoom

Aktualitet

Kuçovë/ 45-vjeçari i shoqëruar i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos

Kuçovë/ 45-vjeçari i shoqëruar i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në dalje të fshatit Kutalli të bashkisë Dimal.

Një shtetas me precedentë të mëparshëm penal ishte konfliktuar në ambjentet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier mesditën e sotme dhe ishte shoqëruar nga shërbimet e policisë së DVP Fier. Pasi 45-vjeçari Zamir Skënderi ishte banues në qytetin e Kuçovës, DVP Fier i ka kërkuar Komisariatit të Policisë Kuçovë të nisi një Patrullë Policie për ta marrë.

Tre efektivët e policisë ishin duke u kthyer, bashkë me personin e shoqëruar, kur në aksin nacional Fier-Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, Zamir Skënderi,i cili ishte i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë, së bashku me efektivin Arsen Toska, 20-vjeç, i merr armën e shërbimit këtij të fundit dhe e godet me pistoletë në kofshë.

Në përpjekje për tu larguar nga vendngjarja, shtetasi Zamir SkëNderi është arrestuar nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në makinë, ndërkohë që polici i plagosur është transportuar me ambuancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është teansportiar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Postime të lidhura