Aplikacion
Personi që shihni në foton e mëposhtme është efektivi i Policisë së Shtetit, Arsen Toska, i cili mbeti i plagosur gjatë shoqërimit të një personi të arrestuar. Ai ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi në zonën e Kutallisë, në Dimal, ndërsa polici 20-vjeçar po transportonte drejt Komisariatit të Kuçovës shtetasin Zamir Skënderi.
Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, gjatë rrugës i arrestuari dyshohet se i ka marrë armën e shërbimit efektivit dhe ka qëlluar ndaj tij brenda automjetit të policisë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Toska ka pësuar dëmtime serioze dhe paralizë të përkohshme të gjymtyrëve të poshtme.
Pas incidentit, autori tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, por u neutralizua dhe u arrestua nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në automjet.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, Zamir Skënderi ka deklaruar se nuk kujton detaje nga ngjarja, pasi pretendon se ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin e incidentit.
Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe te procedurat e ndjekura nga policia gjatë shoqërimit të të arrestuarit. Po verifikohet nëse janë respektuar masat standarde të sigurisë dhe mënyra se si i dyshuari arriti të marrë armën e efektivit./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore